Gjilani fiton thellë në udhëtim te Ulpiana, lipjanasit bien matematikisht nga BKT Superliga

HomeSport

Gjilani fiton thellë në udhëtim te Ulpiana, lipjanasit bien matematikisht nga BKT Superliga

Gjilani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Ulpiana në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës. Ekipi i Alban H

Gjilani në stil kampioni përmbys Malishevën
Milrind Daku gjen golin e parë me fanellën e Muras, shënon në derbi ndaj Olimpija Lubjanës
Tyson Fury nokauton Deontay Wilderin në trilogjinë epike

Gjilani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Ulpiana në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi i Alban Hysenit i është kthyer fitores në kampionat, duke mposhtu lipjanasit pas humbjes nga Prishtina.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të gjilanasve, të cilët përveç rasteve arritën të shenojnë edhe dy gola.

Ishte ylli nga Shqipëria, Gerhard Progni, i cili shënoi të dy golat, me të parin që erdhi në minutën e 35-të për 0-1, ndërsa në minutën e 44-të shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, përsëri Gjilani ishte skuadër më e mirë, duke dominuar dhe shënuar edhe dy gola tjerë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të me Blerim Krasniqin, i cili shënoi për 0-3, ndërsa Progni (73’) kompletoi het-trikun dhe vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 4-0.

Pas kësaj fitore, Gjilani renditet i dyti me 55 pikë, ndërsa Ulpiana e nënta me 24 pikë dhe tashmë bie matematikisht nga kategoria.

Në ndeshjen e radhës, gjilanasit e presin Dritën në derbi, ndërsa lipjanasit udhëtojnë te Dukagjini.