Gjilani konfirmon krizen, humb në shtëpi ndaj Llapit

HomeSport

Gjilani konfirmon krizen, humb në shtëpi ndaj Llapit

Sc Gjilani ka humbur në shtëpi nga Llapi me rezultat minimal 0 me 1 shkruan 06 Press.  Ekipi gjilanas është në krizë pasi kryesia dhe presidenti i

Sc Gjilani ka humbur në shtëpi nga Llapi me rezultat minimal 0 me 1 shkruan 06 Press. 

Ekipi gjilanas është në krizë pasi kryesia dhe presidenti i saj para disa muajsh kanë dhënë dorëheqje dhe ende nuk ka arritur që dikush ta merr klubin gjilanas dhe si duket kjo ka filluar të ndihet dhe tek lojtarët pasi kanë humbur në shtëpi ndaj Llapit e cila po kalon një formë të dobët këtë edicion.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste, nuk soli gola, duke bërë që skuadrat të shkonin në pushim me rezultat të barabartë.

Në pjesën ishte Llapi që arriti të shënojë i pari dhe marr epërsinë në këtë takim.

Festim Alidema pasoi te Kushtrim Shabani i cili arriti të shënojë për 1-0 në minutën e 82-të.

Llapi ka mundur të marr edhe një penallti në fund, por gjyqtari nuk mendoi kështu.

Gjilani pas humbjes mbetet e dyta me 14 pikë, ndërsa Llapi ka 8 pikë pas shtatë ndeshjeve. /Telegrafi/