Gjilani mposhtë Dukagjinin dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

HomeSport

Gjilani mposhtë Dukagjinin dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Gjilani ka marrë një fitore me shumë vuajtje në 1/ e finales në Kupën e Kosovës. Skuadra e Ismet Munishit e ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezu

Shkon në pesë numri i të arrestuarve në incidentin ndaj portierit të Ballkanit
Ekskluzive: Merret vendimi, kaq shikues do të jenë në ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Spanjës
“Shkëlqimi dhe rënia e Gjilanit” humb edhe ndaj Prishtinës

Gjilani ka marrë një fitore me shumë vuajtje në 1/ e finales në Kupën e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit e ka mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat të ngushtë 2-1.

Dy skuadrat luanin kujdesshëm në fillim të ndeshjes duke respektuar në maksimum njëra tjetrën.

Megjithatë të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me kapitenin e tyre Gerhard Progni.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 23-të një gol të bukur me një goditje të fuqishme me të hyrë në zonë për 1-0.

Pas golit të vendasve, ishin mysafirët që morën ndeshjen në kontroll dhe rrezikonin më shumë.

E në minutën e 39-të, klinasit gjetën golin e barazimit, kur pas një harkimi të Gashit nga e djathta, Arbër Prekazi realizoi autogol për të barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë ishte edhe më interesante me dy skuadrat që krijonin raste të shumta shënimi.

Megjithatē mysafirët mbetën me një futbollist më pak në minutën e 81-të të ndeshjes.

Në minutën e 90-të, vendasit shënuan golin e fitores 2-1.

Kësisoj Gjilani kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku është ndër favoritët për ta fituar këtë trofe.