Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve

HomeLajme

Gjilani shënon Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve

Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se sot në Gjilan është shënuar dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. Në këtë organizim k

Novobërdë: Vdes një person në vendin e punës pasi u lëndua nga një mjet i metaltë
Kur ndërhyn KFOR’i në Kosovë?
Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2022”

Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se sot në Gjilan është shënuar dita Ndërkombëtare e të Moshuarve.

Në këtë organizim kryetari Hyseni, ka ndarë mirënjohje falënderimi për kontributin dhe angazhimin e znj. Makfire Uzunalic në promovimin e arsimimit.

Shkrimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Moshës së Tretë, na nderuan të moshuarit e qytetit përmes pjesëmarrjes së tyre në organizimin tonë simbolik.

Gerontologjia na mëson aspektin social, kulturor, psikologjik, kognitiv dhe biologjik të procesit të plakjes. Duke u nisur nga kjo, ne si komunë në bashkëpunim me ta, vendosëm që këtë datë ta shënojmë përmes një diskutimi të hapur joformal në shesh të qytetit📍.

Pensionerët aty, shfaqën kontributet e tyre në lëmitë e ndryshme jetësore, përgjatë ushtrimit të profesionit të tyre në kohët e mëhershme. Ndamë histori suksesi, sfidash, përvojash e mbi të gjitha morëm përkrahjen e tyre të plotë që përmes bagazhit të tyre ata të na udhëzojnë drejt se si duhet dëgjuar, punuar e adresuar kërkesat e nevojat e çdo kategorie.

Me këtë rast, ndava mirënjohje falënderimi për kontributin dhe angazhimin e znj. Makfire Uzunalic në promovimin e arsimimit, fuqizimit dhe krijimit të nismave të reja për t’i dhënë vendin e merituar grave në shoqërinë tonë.

Dhe në fund, siç thonë anglezët “gjithçka mund të të fal, përveç përvojës”, ne sado pak u munduam që përvojat e tyre të bujshme t’i bëjmë udhërrëfyes të horizonteve tona.

Duke ju uruar shëndet dhe jetë të gjatë, gëzuar ditën tuaj!