Gjilani shquhet për artistë – Kultura do ta ketë vëmendjen e duhur nën udhëheqjen time

HomeLajme

Gjilani shquhet për artistë – Kultura do ta ketë vëmendjen e duhur nën udhëheqjen time

Gjendja e Teatrit të Qytetit fatkeqësisht është në gjendje jo të kënaqshme duke filluar nga mungesa e stafit teknik, ngrohjes, kushteve të punës dhe

Gjendja e Teatrit të Qytetit fatkeqësisht është në gjendje jo të kënaqshme duke filluar nga mungesa e stafit teknik, ngrohjes, kushteve të punës dhe pagave të ulëta.
Bashkë me kandidatët e listës fituese, Faton Milazimi e Uran Demiri, me drejtorin e Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi dhe stafin e tij, diskutuam për përkrahjen e cila po i mungon këtij institucioni nga Komuna dhe për planin tonë qeverisës rreth Kulturës, ku do të realizojmë të gjitha kërkesat e artistëve dhe aktorëve tanë që janë mbresëlënës, duke bërë nivelizimim e pagave për ta.
Faleminderit për mikëpritjen. Mbështetja për komunitetin artistik nën qeverisjen time në Gjilan s’do të mungojë asnjëherë.