Gjilani sot luan ndaj Feronikelit për të mbajtur gjallë shpresat për titull

HomeSport

Gjilani sot luan ndaj Feronikelit për të mbajtur gjallë shpresat për titull

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës. Superliga e Kosovës ka hyrë në f

Gjilani lëshon kreun e tabelës me barazimin ndaj Drenicës
Shaqiri drejt rikthimit në Serie A, e duan disa klube
Roma arrin marrëveshje me Granit Xhakan

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës ka hyrë në fazën finale të ndeshje dhe tashmë çdo pikë vlen shumë në arritjen e objektivave për secilin klub.

Të tilla janë tri ndeshjet që pritet të zhvillohen sot, ku luftohet për titull dhe për mbijetesë.

Gjilani është nikoqir i Feronikelit në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me vendasit që duan fitore për të mbetur në hap me Ballkanin për titull, ndërsa mysafirët thuajse kanë rënë nga kategoria edhe matematikisht.

Ndeshja tjetër interesante është ajo në mes të Drenicës dhe Dukagjinit në Skenderaj, me të dy klubet që duan maksimumin e pikëve për të shmangur zonën e barazhit, por edhe rënien direkte nga kategoria.

Takimi i fundit, por jo nga rëndësia zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”, me Malishevën që pret Ulpianën, ku vendasit duan ti ikin sa më shumë zonën së rrezikshme, ndërsa mysafirët me një fitore do shtonin gjasat për mbijetesë.

Të tri ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 14:00.