Gjilani zgjidhet njëra nga tetë komunat partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”

HomeLajme

Gjilani zgjidhet njëra nga tetë komunat partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kjo komunë është zgjedhur në mesin e tetë komunave partnere të programit 5-vjeçar me

Nafta lirohet në botë, shtrenjtohet në Kosovë, arsyetimi i tyre
Komuna e Gjilanit do të mbajë 17 dëgjime publike me qytetarë për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2023
Policia merr informatën se shoferi i një kamionete është i armatosur, ndalohet në mes të qendrës në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kjo komunë është zgjedhur në mesin e tetë komunave partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”.

Kryetari Hyseni, pas takimit me përfaqësues të këtij programi, ka thënë se ky aktivitet adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike (MFP), me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave.

Në këtë takim specialisti i pushtetit vendor dhe administratës publike, Jeton Cana, ka shpalosur programin dhe objektivat e projektit i cili do të ofrojë asistencë direkte në institucionet komunale.