Sot gjatë ditës një person i moshës 52 vjeç është gjendur pa shenja jete tek Liqeni i Livoqit në Gjilan raporton 06 Press. Këtë e ka konfirmuar zëd
Sot gjatë ditës një person i moshës 52 vjeç është gjendur pa shenja jete tek Liqeni i Livoqit në Gjilan raporton 06 Press.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjilan Ismet Hashani.
“Ju njoftojm se rreth ores 13:31 të datës 24.12.2022, Policia e Kosovës në Gjilan e ka mar një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi I Epërmë – Gjilan, sipas te dhenave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeq. Njesitet Policore Patrulluese jane ne sigurimin e vendit të ngjarjes.
Hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetojet si vdekje e dyshimt”./radiostar/