Inspektorati Sanitar, i cili punon në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka zhvilluar një aksion mbrëmë në Gjilan, ku ka gjobitur disa
Inspektorati Sanitar, i cili punon në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka zhvilluar një aksion mbrëmë në Gjilan, ku ka gjobitur disa lokale raporton 06 Press.
Krejt kjo për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid të cilat janë vendosur nga Qeveria.
Lajmin e ka bërë të ditur për portalin 06 Press disa menaxherë të kafiterive në lagjen Dardania, të cilet kanë dashur të mbeten anonim thonë se tollovia e krijuar është e pashmangshme në këtë kohë kur kanë ardh edhe shumë bashkatdhetarë për festat e fundvitit, prandaj zgjidhje tjetër nuk kanë pos ti mbyllin lokalet.
Ndryshe gastronomia ka qenë njëri nga sektorët më të prekur nga masat anti-covid, e me problemet e fundit me energjinë elektrike ky sektor po vazhdon të jetë shumë i rënduar ekonomikisht pasi edhe kur ka energji elektrike disa prej pasijeve nuk po funksionojnë. /06Press/