Gjuajtje me armë zjarri afër një pompe të derivateve në Gjilan, të dyshuar dy vëllezër

HomeLajme

Gjuajtje me armë zjarri afër një pompe të derivateve në Gjilan, të dyshuar dy vëllezër

Në Bresalc të Gjilanit, afër një pompe të derivateve, të dielën ka pasur gjuajtje me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali. Të dyshuar për rastin janë

60 mijë aplikime për shtesat e fëmijëve
Sot varroset 18 vjeçarja që vdiq në aksidentin në Kroaci
Përplasje për Trustin: ‘Po e zhagit Armend Muja’, ‘Projektligji s’ka ardhë në Komision’

Në Bresalc të Gjilanit, afër një pompe të derivateve, të dielën ka pasur gjuajtje me armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali. Të dyshuar për rastin janë dy të vëllezër, të moshës 20 dhe 22-vjeçare, të cilët tashmë janë kapur nga Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur tre gëzhoja të plumbave që u shkrepën, për motive ende të panjohura. Personat e dyshuar fillimisht u larguan në vendin e ngjarjes, por nuk shkoi gjatë dhe Policia i gjeti në një lokal, në fshatin Kishnapole.

Gjatë kontrollimit policor, te të dyshuarit janë gjetur 5 plumba dhe dy thika, e më pas edhe arma që e kishin fshehur. Përveç armës së përdorur në rast, Policia ka konfiskuar edhe një revole tjetër, për të cilën njëri nga të dyshuarit A.M.(1), i njoftoi vet zyrtarët policorë.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se përveç armëve, te vetura e të dyshuarit A.M.(2), Policia ka gjetur edhe një sasi të substancës narkotike, marihuanë.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së provave që ndërlidhen me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprat penale “Përdorim i armës”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i narkotikëve”.