Gjykata i bllokon tarifat e reja të energjisë

HomeLajme

Gjykata i bllokon tarifat e reja të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar për të shtunën konferencë për media në orën 12:00. FrontOnline mëson se kjo konferencë ka të bëjë me një aktv

Dëshmitari thotë se drejtori i Urbanizmit në Gjilan tejkaloi kompetencat për përfitime të investitorëve
Vetëm kaq kosovarë do të mund të marrin vizë pune sivjet për në Gjermani
Dorëzohen nënshkrimet e peticionit për tërheqjen e Trustit

Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar për të shtunën konferencë për media në orën 12:00.

FrontOnline mëson se kjo konferencë ka të bëjë me një aktvendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku kjo parti ka paditur Zyrën e Rregullatorit për Energji lidhur me tarifat e reja të cilat kanë hyrë në fuqi më 9 shkut të këtij viti.

Në dokumentin të cilin e posedon FrontOnline thuhet se “shtyhet ekzekutimi i vendimit Nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”.

Përndryshe, më 9 shkurt 2022 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të energjise elektrike, të cilat janë më të shtrenjta për 100% për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovate/orë në muaj.

Kjo sasi e energjisë shpenzohet nga shumica e konsumatorëve që nuk kanë burime tjera të ngrohjes përpos rrymës./FrontOnline