Gjykata merr vendim për 18-vjeçarin në Gjilan që dyshohet se e dhunoi 13-vjeçaren

HomeLajme

Gjykata merr vendim për 18-vjeçarin në Gjilan që dyshohet se e dhunoi 13-vjeçaren

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj ndaj të dyshuarit SH.U., 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar një

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj ndaj të dyshuarit SH.U., 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka dhunuar një 13-vjeçare në shtator të këtij viti.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Policia e Kosovës dje njoftoi për arrestimin e të dyshuarit, shkruan Sinjali.

“DHUNIM-Gjilan, Shtator 2021 – NN. Me  02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti  se kishte dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.