Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës paraburgimit prej 30 ditësh 19-vjeçarit, Fet
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës paraburgimit prej 30 ditësh 19-vjeçarit, Fetah Abazi, i cili dyshohet se theri me thikë një person gjatë përleshjes mes grupeve, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas gjykatës, “pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të pandehurit dhe të dëmtuarit S. P., i njëjti me një thikë e godet në pjesën e shpinës dhe në pjesë tjera trupit, duke i shkaktuar plagë qarëse – shpuese, njëkohësisht duke përdorur edhe një shkop druri në drejtim të dëmtuarit duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, i cili për shkak të lëndimeve të marra i dëmtuari detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.”
Sinjali ka raportuar gjatë ditës së djeshme për të riun, i cili dyshohet se bashkë me shokët e tij A.M.., L.M. dhe L.M., e kanë sulmuar një grup tjetër të të rinjve.
Ashtu siç raportoi Sinjali, therjes me thikë dhe sulmit brutal dyshohet se i parapriu një përleshje mes dy palëve që kishte ndodhur po ashtu gjatë ditës së djeshme.
I dyshuari, Fetah Abazi ngarkohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë.