Gjykata në Gjilan merr vendim për të miturin që dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur

HomeLajme

Gjykata në Gjilan merr vendim për të miturin që dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij rajoni, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të mituri

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij rajoni, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit me iniciale E.B.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i mitur ka keqpërdorur seksualisht të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykojë e të vlerësojë pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale.

Me këto veprime, gjykata vlerëson se i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

“Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Viktima e dhunimit seksual ishte raportuar e zhdukur nga prindërit e saj më 9 dhjetor, ndërkaq më 10 dhjetor është kthyer në shtëpi, ku u kishte thënë prindërve se ka qenë në shtëpinë e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.