Gjykata Supreme liron nga paraburgimi tri infermieret që u përfshinë në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

HomeLajme

Gjykata Supreme liron nga paraburgimi tri infermieret që u përfshinë në sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë. Zëdhënësja e G

Gjilani mbetet më i varfër pa një profesionist dhe humanist
Kryeministri Kurti: S’ka marrëveshje me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve
A duhet të ketë shërbim ushtarak të detyrueshëm, flet ish-ministri i Mbrojtjes

Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë.

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se tri infermieret e dyshuara për këtë sulm janë liruar nga paraburgimi.

Ato tani e tutje do të mbrohen në liri.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e

sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës
Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe
aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm
PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e
paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Superme të siguruar nga Reporteri.net.

Më 3 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurave A.P, A.R dhe R.K, të cilat dyshohen për sulm ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Pas këtij rasti, katër infermiereve Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka hequr licencat e punës.

Kurse, qendrës “Orenda” iu revokua licenca pas inspektimit që i ka bërë asaj qendre Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale. /Reporteri.net