‘Google’ liston gjilanasen Uta Ibrahimin si një ndër gratë më të suksesshme në botë

HomeLajmeSport

‘Google’ liston gjilanasen Uta Ibrahimin si një ndër gratë më të suksesshme në botë

Alpinistja Uta Ibrahimi, nga Kosova, është listuar si vajza e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur pesë majat e Himalajeve. Ajo është listuar e 138-

Alpinistja Uta Ibrahimi, nga Kosova, është listuar si vajza e parë nga Ballkani e cila ka ngjitur pesë majat e Himalajeve.

Ajo është listuar e 138-ta në listën e ‘Google’, listë kjo e krijuar në nderim të Hitorisë së Muajit të Gruas. ‘Vitin e kaluar, bota ka kërkuar në Google për ‘gruan e parë’ më shumë se kurrë më parë’, ka shkruar Google në kanalin zyrtar në Youtube. Google poashtu ka shtuar se gratë e kësaj liste janë ato që kanë thyer barriera e kanë inspiruar të tjerat.

Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga vetë Uta, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar ndjekësit e saj se edhe ajo është në mesin e shumë grave të tjera të ‘Mirëmëngjesi … në mesin e shumë grave të tjera edhe unë në Majen Everest, në videon e Goggle tu e festu Javën e Grave’, ka shkruar ajo.