Grabitje e armatosur në Ex Fix, hajni i maskuar vjedh mijëra euro nga arka

HomeLajme

Grabitje e armatosur në Ex Fix, hajni i maskuar vjedh mijëra euro nga arka

Sot rreth orës 3:50 në mëngjes ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë, në rrugën Shkupi, ku cak i grabitjes ishte kompania e derivateve Ex F

Policia në Gjilan kapin hajnin në vepër, ndalohet për 48 orë
Arrestohen dy persona për organizim të lojërave të fatit në Gjilan
Luta: Faleminderit Përlepnica e Zija Shemsiut dhe e Xhavit Ahmetit për këtë madhështi

Sot rreth orës 3:50 në mëngjes ka ndodhur një grabitje e armatosur në Prishtinë, në rrugën Shkupi, ku cak i grabitjes ishte kompania e derivateve Ex Fix, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se rasti është denoncuar nga një punëtor i kompanisë, i cili ka raportuar se si ka ndodhur ngjarja në detaje.

Sipas këtyre burimeve, një person i veshur me trenerkë të zezë dhe kapelë, nën kërcënimin e armës së shkurtër ka marrë nga arka rreth 2700 euro.

Pasi ka kryer grabitjen i dyshuari ka vazhduar në këmbë në drejtim të Spitalit Amerikan.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.