Grenell: Kriza energjetike në Kosovë është problem serioz, Kurti duhet ta kthejë vendimin për gazsjellësin amerikan

HomeLajme

Grenell: Kriza energjetike në Kosovë është problem serioz, Kurti duhet ta kthejë vendimin për gazsjellësin amerikan

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për çështjen e krizës energjetike në vendin tonë.

Rreth 32 mijë qytetarë u pajisën me patent-shoferë
PDK afër arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen në Gjilan
Në ditën e Bajramit, i mituri vjedh paratë e ndihmave në xhaminë e Gjilanit, pranon se ka kryer edhe pesë vjedhje tjera

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka folur për çështjen e krizës energjetike në vendin tonë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian.

Tutje ka shtuar se Kosova po përballet me krizë serioze energjetike.

“Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike në Kosovë, është problem serioz”, ka shkruar Grenell.

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së 51-të ka marr vendim që ta shpallë emergjente gjendjen energjetike, e cila do të vlen për 60 ditë.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Ndërkaq, deputetët janë duke debatuar në Kuvend për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

Më herët, kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/