Gruaja në Kamenicë thërret Policinë, denoncon burrin e saj për dhunë fizike

HomeLajme

Gruaja në Kamenicë thërret Policinë, denoncon burrin e saj për dhunë fizike

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre, t

Kurti: KFOR ka kërkuar edhe pak kohë, nuk mund t’i tolerojmë shumë gjatë barrikadat
Lutfi Haziri në fushatën e korrje-shirjeve: Uroj që fermerët të ndahen të kënaqur me bereqetin që u ka dhënë Zoti
Sveçla: Vendimi për targat është legjitim

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre, të cilët nuk i denoncojnë shumë herë për shkak të frikës.  frikës. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Kamenicë, dje, në orët e pasdites, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një grua e ka raportuar bashkëshortin e saj S.R., (35-vjeçar) në Polici për presionin që po ia shkakton të bijës. Burri nga Kamenica po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan në shtëpinë e tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, gruaja ka vendosur që zgjidhja më e mirë është që të kërkohet ndihmë nga Policia, duke e denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën që ia ka shkaktuar.

Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur burrin e dyshuar, ndërsa viktima është dërguar për kontroll mjekësor dhe me pas është kthyer në shtëpinë e saj.

Ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.