Grupi “Asnji cent ma shumë” do të protestojnë sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

HomeLajme

Grupi “Asnji cent ma shumë” do të protestojnë sërish kundër shtrenjtimit të rrymës

Grupi organizativ “Asnji cent ma shumë” do të organizojë protestë për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës elektrike, shkruan

Nis zgjerimi i ndriçimit në shtatë lokalitete në Kamenicë
SBASHK-u kërkon 100 euro shtesë në prill: Oj Qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngriten çdo ditë
Ministria e Shëndetësisë njofton se kur pritet të shqyrtohen masat anti-Covid

Grupi organizativ “Asnji cent ma shumë” do të organizojë protestë për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Protesta do të mbahet me 22 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga vet ky grup organizativ, përmes një komunikate për media.

Sipas tyre, ky vendim  për përfundim e ka varfërimin e shtresave më të ulëta ekonomike.

Njoftimi i plotë:

Ftoheni të merrni pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë më datën 22 shkurt 2022, e marte nga ora 12:00 në Prishtinë.

Nga 9 shkurti 2022, me vendimin e ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës, çmimi i rrymës është shumëfishuar. Nëse një ekonomi familjare ka shpenzuar mbi 800 kËh rrymë, çmimi i energjisë elektrike do t’i rritet nga 40% deri në 130%. Një pjesë të kësaj rritjeje ne do e paguajmë direkt përmes faturës së rregullt e pjesën tjetër do e paguajmë përmes parasë tonë publike. Kjo pasiqë Qeveria ka vendosur që 90 milionë euro tonat t’i shkojnë KEDS-it përmes subvencionimit. Në të gjitha format, ne po paguajmë që KEDS e KESCO të vazhdojnë ta rrisin fitimin edhe në kohë krize.

Vendimi i marrë nga ZRrE-ja i shkon për shtat veç sektorit privat, i cili vazhdon të pasurohet, pavarësisht krizave,. E gjithë kjo në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin.

KEDS-it nuk i mjaftojnë 17 milion euro fitim në vit por e ka bërë argat ZRrE-në dhe Qeverinë e Kosovës që nga ky vit kësaj kompanie private t’i shumëfishohet fitimi. E gjithë kjo nga buxheti, edhe ashtu i dërrmuar, i qytetarëve/eve të Kosovës.

Ky vendim i cili për përfundim e ka vetëm varfërimin e shtresave më të ulëta ekonomike, nuk do të tolerohet. Të indinjuar/a e shqetësuar/a me këtë vendim zhvatës, ne do të vazhdojmë kundërshtimin tonë. Në këto kushte, protesta mbetet e vetmja rrugë që ta parandalojmë barrën që mundohen të na ngarkojnë Qeveria e Kosovës përmes ZRrE-së e me KEDS-in.

Andaj, ju ftojmë që të martën, duke filluar nga ora 12:00, të mlidhemi e ta kundërshtojmë këtë padrejtësi të radhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir

Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore:

1.Anulimi i vendimit të ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës;

  1. Nacionalizimi i KEDS-it

/GazetaSinjali/