Grupi i fundit i afganëve largohet nga Kosova

HomeLajme

Grupi i fundit i afganëve largohet nga Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është larguar nga Kosova grupi i fundit i afganëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Aksident i rëndë në Gjilan/ Vdes një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes
Komuna e Gjilanit organizon takim me bashkatdhetarët
FSK niset për Gjermani, do marrë pjesë në ushtrime me NATO-n

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është larguar nga Kosova grupi i fundit i afganëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Këta afganë kanë qenë të akomoduar në kampin “Bechtel” në Ferizaj, të cilët kishin gjetur strehë pas pushtimit të Afganistanit nga talebanët.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Ministri e Punëve të Brendshme, kemi pranuar të marrim përsipër këtë proces pa asnjë dilemë dhe me përgjegjësi të lartë. Falë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe aleatët tanë, jemi drejt finalizimit të suksesshëm të këtij procesi. Jemi angazhuar maksimalisht bashkë me partnerët tanë që çdo kërkesë e të strehuarve të plotësohet në afat optimal dhe të sigurojmë mirëqenie e kushte të mira për të gjithë”, ka shkruar Sveçla.