Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezo
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezonit të verës, kur organizohen ahengje me të madhe dhe shtëpitë mbesin pa përkujdesje, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu e kanë pësuar edhe tre vëllezër Drugzani në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë, mbrëmë pas mesnate. Hajnat kanë bërë kërdi në shtëpitë e tyre, kur brenda pak minutave kanë vjedhur një shumë të majme parash e stoli ari.
Rastin e ka denoncuar në Polici njëri nga vëllezërit e tri shtëpive Drugzani, i cili ka raportuar se përderisa ishin në një aheng familjarë jashtë shtëpive, hajnat kanë hyrë në tri shtëpitë e tyre, prej ku kanë marrë para e stoli ari.