Hasani: Gjykata Speciale është bërë për ta larguar Hashim Thaçin nga skena politike

HomeLajme

Hasani: Gjykata Speciale është bërë për ta larguar Hashim Thaçin nga skena politike

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, është shprehur se Gjykata Speciale ka ardhur

Kurti bën thirrje: Qytetarët që kanë blerë miell më shumë se që iu duhet, ta kthejnë në furrë
Abazoviq: Do ishte logjike që me Beogradin t’i filloja vizitat në rajon
Rasti i dyshimtë me Lijën e Majmunit, Krasniqi: Jemi të përgatitur për trajtimin e rasteve – kjo sëmundje nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, është shprehur se Gjykata Speciale ka ardhur si rezultat i shërbimeve sekrete serbo-ruse.

Gjykata Speciale, sipas tij, erdhi përmës një raporti të shpifur ose i mbledhur me të dhënat e prokurorisë serbe dhe kjo është bërë shkak që të dërgohet në Asamblenë Parlamentare të Evropës, ku aty ka dorë Serbia.

“Serbia ka paguar Dick Marty-n, dhe në emër të transplantimit të organeve ka kaluar ai raport në PE”, ka thënë Hasani.

“Tani Prokurori i heq ato dhe mbetet vetem çështje e krimeve të luftës“, ka thënë Hasani, në emisionin ”Personale” në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se kjo gjykatë ka qenë nën presion të madh nga faktori ndërkombëtar, prandaj është bërë shkak për t’u votuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Unë personalisht nuk e kam votuar. Nuk kam pasur mundësi të votoj një gjykatë kundër vetvetes”, ka thënë Hasani.

Ai është shprehur se nuk mundet të gjykoj veten me dorën e tij sepse ”ajo është gjykatë politike, etnike, që gjykojnë vetëm UÇK-në, dhe jo ndonjë krim që kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve”.

Hasani, nuk ka qenë dakord që të votojnë këtë, andaj ia ka këkrkuar edhe Thaçit, sepse do dilnin kundër vetes, por me sa tregon ai, ”bashkësia ndërkombtëtare ka kërkuar që të bëhet pastrimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që të dënuar ishin grupi i Dukagjinit, grupi i Pashtrikut, grupi i Llapit, grupin e Neredimes, gjithashtu në Hagë ishin edhe Ramushi dhe Fatmiri”.

“Ne nuk kishim nevojë për një gjykatë speciale tjetër, por ka qenë presioni i madh ndërkombëtar dhe në bazë të presionit është votuar, pa dëshirë”, tha ai.

Në Hagë, Hasani, ka qenë dy herë në vizitë para një kohe ku ka takuar Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Nesim Haradinajn, Kadri Veselin dhe të tjerë, ku sipas tij ata nuk janë pjesë e asnjë rasti individual. /Portali D/