Hashim Thaçi ka sot ditëlindjen, kaq është mosha e tij

HomeLajme

Hashim Thaçi ka sot ditëlindjen, kaq është mosha e tij

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot i mbush 54 vjet. Ai ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në fshatin Burojë të Skenderajt. Kjo është di

Serbët në veri nisin fushatë kërcënimi për të mos i pranuar targat RKS: Për këto targa, ua q**** nënat
Kampanja për pastrimin e ambientit do të zgjasë nga 22 prilli deri më 5 qershor
Sot bëhet varrimi i polices Ajtene Islami në Gjilan

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot i mbush 54 vjet.

Ai ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në fshatin Burojë të Skenderajt.

Kjo është ditëlindja e dytë e tij që është larg familjes, miqve dhe dashmirëve, pasi që ai gjendet në Hagë që nga nëntori i 2020-tës.

Thaçi qysh në rini ishte aktiv në rezistencën ndaj okupatorit serb.

Ish-kreu i shtetit ka udhëhequr procese të rëndësishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Hashim Thaçi, si drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shndërrua në një nga protagonistët kryesor të “Marrëveshjes së Rambujesë” dhe marrëveshjeve të tjera që sollën lirinë e Kosovës.

Thaçi, sa ishte kryeministër më 17 shkurt të vitit 2008 e shpalli edhe pavarësinë e Kosovës.