Haziri: 4 Korriku, dita e vendit më të lirë në botë dhe mikut më të madh të Kosovës

HomeLajme

Haziri: 4 Korriku, dita e vendit më të lirë në botë dhe mikut më të madh të Kosovës

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar 4 korrikun, datën ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës e festojnë përvjetorin e pavarësisë. Shkrimi i

Ukrainasit helmojnë forcat ruse me ëmbëlsira dhe byrekë ‘dhuratë’
Hoti akuza qeverisë: Po të hiqej akciza sot nafta do të ishte 1.39 euro
IKSHPK’ja: Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar 4 korrikun, datën ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës e festojnë përvjetorin e pavarësisë.

Shkrimi i plotë:

4 Korriku, dita e vendit më të lirë në botë dhe mikut më të madh të Kosovës. Ju faleminderit që na ndihmuat të çlirohemi dhe ta shijojmë lirinë.

E falenderoj, gjithashtu, çdo ushtari amerikan që po e ruan paqen e çdo misionari të cilët përnmes USAID dhe organizatave tjera amerikane po ndihmojnë në vazhdimësi për zhvillimin e demokracisë dhe njohjes sonë.

Në këtë ditë, në shenjë mirënjohje dua ta përmend edhe faktin e binjakëzimit të Gjilanit me Sioux City/Iowa, që e rritë partneritetin midis dy komunave e dy vendeve.

Urime çdo amerikani e çdo shqiptaro-amerikani që bënë aq shumë për Kosovën dhe atdheun!