Haziri i tronditur me vdekjen e mikut të tij: Na trondite Fitim – Ike në kohën më të mirë

HomeLajme

Haziri i tronditur me vdekjen e mikut të tij: Na trondite Fitim – Ike në kohën më të mirë

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë afaristi i njohur gjilanas Fitim Arifi. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij për

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë afaristi i njohur gjilanas Fitim Arifi.

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale facebook.

Pas këtij lajmi ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se lajmi për vdekjen e tij na tronditi, Haziri i ka shprehu ngushëllime familjes, kolegëve argjendarë, shokëve e miqve për vdekjen e mikut të tij Fitim Arifit.

Postimi i plotë:

Na trondite Fitim!

Ike në kohën më të mirë. Do të kujtojmë përgjithmonë për miqësinë, bujarinë e humanizmin tënd.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve argjendarë, shokëve e miqve.

Lamtumirë, miku im i shtrenjtë!