Haziri – Kurteshit: “Pensionisti më i madh në Gjilan pas 13 vjetësh po hyn në punë”

HomeLajmePolitikë

Haziri – Kurteshit: “Pensionisti më i madh në Gjilan pas 13 vjetësh po hyn në punë”

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur anëtarit të të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i cili në ditën e zgjedhjeve i uroi atij

Ambasadori amerikan falënderon Kosovën për strehimin e afganëve: Ju falënderoj përzemërsisht në emër të ShBA-së
Osmani tregohet pak modeste: Rrobat për Brezovicë i blejtëm 15 euro në një market
Aksident i rëndë në Gjilan/ Vdes një person, i dyshuari ikë nga vendi i ngjarjes

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i është kundërpërgjigjur anëtarit të të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, i cili në ditën e zgjedhjeve i uroi atij pensionimin, pas fitores së VV-së në Gjilan.

Haziri ka thënë se Kurteshi është “pensionisti më i madh në Gjilan, i cili pas 13 vjetësh po hyn në punë”.

“Në fund të këtij muaji e marr detyrën e re me përgjegjësi në subjektin politik ku jam nënkryetar i parë. Pensionimi politik s’ka ndodhur në rastin tim, ata që mund t’i gëzohen një beteje të humbur unë mund vetëm t’i mirëkuptoj sepse pensionisti më i madh në Gjilan pas 13 vjetëve po hyn në punë dhe ndoshta kjo është pritja që e ka pasë. Nëse një administratë e re fillon me punësimin e pensionistëve atëherë e thejnë ditën e parë premtimin dhe mandatin përçka ka ardhë këtu”, ka thënë Haziri dje në një konferencë për media.

Ai tutje u shpreh se tigri prej letrës nuk e ka friku askënd.

“Politikisht kam qenë gjithmonë korrekt dhe do të jem deri në fund, po flasim për një gjendje paszgjedhore ku bie tensioni zgjedhor, bijnë slloganet zgjedhore, bie edhe komunikimi zgjedhor. Tani jemi në një situatë të re ku duhet të mendojmë se si të ecim përpara dhe të mos tregohemi hakmarrës me deklarata dhe iniciativa e fundja edhe me statuse në Facebook, sepse tigri prej letrës kërkond s’e ka friku, asnjëherë në jetë të vet”, ka thënë ai.

Kurteshi më 14 nëntor e “uroi” Hazirin, i cili humbi garën në Gjilan përball Alban Hysenit të VV-së.