Haziri: Qeveria Kurti nuk e ka zgjidhur asnjë problem që ka premtuar

HomeLajme

Haziri: Qeveria Kurti nuk e ka zgjidhur asnjë problem që ka premtuar

Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Qeverisë Kurti çdo ditë po i dalin skandale të ndryshme në sipërfaqe. Ai ka thënë se për

Austria futet në izolim kombëtar nga 22 nëntori
U raportua si e zhdukur, e mitura në Gjilan gjendet duke bashkëjetuar me një person
Organizonte bixhoz, arrestohet një person në Kamenicë

Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Qeverisë Kurti çdo ditë po i dalin skandale të ndryshme në sipërfaqe.

Ai ka thënë se përfshirja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në aferën financiare është vetëm një prej tyre.

“Ajo që me shqetëson në këtë rast është vrapi me e mbrojte (Martin Berishaj), vrapi me e mbulu dhe vrapi me e bunkerizu rastin, duke e kualifikuar si lajm i rrejshëm, ose si çështje e fushatës zgjedhore në Slloveni. Zgjedhjet kanë kaluar, atje opozita i ka fituar zgjedhjet dhe ne presim që të zbardhet rasti deri në fund. Pa dashur me e kualifikuar z. Berishaj me asnjë çështje, meqenëse e njoh në punë apo bashkëpunimin që kemi pasur, e bënë që hetimi duhet të shkojë deri në fund. Mosreagimi i institucioneve është shqetësues për mua dhe LDK-në”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, qeveria aktuale nuk ka zgjidhur asnjë problem që ka premtuar.

I dyti i LDK-së ka vlerësuar se qeveria po vazhdon me i mirëmbajtë problemet, dhe me shkaktu probleme të reja.

“Unë e kam karakterizuar si qeveri e cila bën një hap para e dy mbrapa. Që do të thotë se për çdo proces, për çdo punë dhe për çdo premtim të saj të parealizuar ka bërë një hap para dhe dy mbrapa. Praktikisht, nëse e shohim në rrafshin e ecjes për këta 13 muaj, nuk ka mundur të lëvizë prej pozicionit ku është. Sepse nuk ka arritur ta zgjidhë asnjë problem, nuk ka arritur me e zbatu asnjë premtim publik dhe deklarativ që e ka dhënë para qytetarëve. Ka krijuar pritje të mëdha dhe ato po vazhdojnë. Është e vetmja qeveri që ka futur 100 milionë euro në skema sociale. Këto duhet të shkojnë për familje me nevoja sociale dhe personat me nevoja të veçanta, por pjesa më e madhe e mjeteve janë para të humbura. Ato duhet të shkojnë për zhvillim ekonomik, qoftë në start-up për gjeneratën e re, qoftë për familje e reja. Të shpërndahen në mënyrë lineare, ky është treguesi më i qartë që nuk dinë me qeverisë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

I pyetur a është bërë diçka në këtë proces nga Qeveria Kurti, nënkryetari i parë i LDK-së tha se fatkeqësisht dialogu politik nga një agjendë politike për njohje të ndërsjellë që e konfirmuan BE-ja, SHBA-ja dhe emisarët tjerë që janë caktuar për Ballkanin ka rrëshqitur në dialog të targave.

“Marrëveshje kjo e cila është arritur në kohen e Isa Mustafës. Një marrëveshje që ka pasë me u implemtu dhe një marrëveshje që ka hyrë në ri-negocim. Pra, nga një agjendë politike që ka pasur të shkojë drejt mbylljes, meqenëse formati dhe agjenda kanë qenë të caktuara, ne kemi rrëshqitur në dialog teknik. Kemi humbë në këtë dialog teknik dhe kemi filluar me u sjellë me bllokime. Serbia bllokon kur ka zgjedhje, kur ka procese të brendshme politike, por ne po sillemi karshi dialogut sikur jemi palë që ka sigurinë e plotë që ka me i zgjidhë të gjitha problemet në kohën kur asnjë marrëveshje deri tash nuk e kemi arritur”, ka shtuar ai.