Haziri: Shtëpia e modës Menakon është e njohur kudo, është brendi i Gjilanit me të cilin krenohemi

HomeLajme

Haziri: Shtëpia e modës Menakon është e njohur kudo, është brendi i Gjilanit me të cilin krenohemi

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidaten për Asamble Komunale, Diana Toska, kanë v

Kërkohet të hiqen menjëherë masat antiCOVID, ora policore konsiderohet skandaloze
A do të tërhiqen trupat amerikane edhe nga Kosova? Kurti flet për “Al Jazeera”
Riad Rashiti: Sot zyrtarisht PDK filloi udhëheqjen me disa prej institucioneve komunale në Gjilan, që janë pjesë e marrveshjes politike për bashkëqeverisje me VV

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidaten për Asamble Komunale, Diana Toska, kanë vizituar kompaninë e njohur Menakon, ku janë pritur nga pronarët, Metush e Nadira Zymberi.

Ata e kanë falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.

“Famënderit kryetar që keni qenë gjithmonë afër bizneseve e prodhuesve dhe gjithmonë jeni në i gatshëm të ofroni bashkëpunim”, ka thënë pronari i Menakonit, Metush Zymberi.

Ndërsa, kryetari Haziri tha se kreativiteti i Menakonit e ka impresionuar, duke premtuar mbështetjen me të gjitha kapacitetet.

“Kreativiteti i pronarëve të Menakonit dhe Kullës së Gjinajve, Nadira e Metush Zymberi, më ka impresionuar, sikur edhe punësimi i një numri të madh të grave dhe vajzave. Menakon, si shtëpi e modës, është e njohur kudo, pra është brendi i Gjilanit që na ka bërë krenar me sukseset. Do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen me të gjitha kapacitetet komunale”, ka thënë kryetari Haziri.