Haziri thotë se gjasat që Kosova të pranohet në NATO janë të mëdha për shkak të SHBA-së

HomeLajme

Haziri thotë se gjasat që Kosova të pranohet në NATO janë të mëdha për shkak të SHBA-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se Kosova mund të pranohet në NATO për shkak të ndikimit të madh që ka S

Departamenti amerikan i Shtetit kritikon ashpër Vjosa Osmanin për situatën në veri?
Me koncertin e madh ‘Fest Flaka’ përmbyllet manifestimi Flaka e Janarit 2022
Gjobitet vozitësi për tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se Kosova mund të pranohet në NATO për shkak të ndikimit të madh që ka SHBA-ja.

Haziri shton se kjo do të mund të ndodhte vetëm me procedura të përshpejtuara për shkak të zhvillimeve në Ukrainë ku Rusia ka pushtuar disa pjesë të territorit.

“Gjasat që të ndodhë mund të jenë për shkak të ndikimit të madh të Amerikës në. Kjo ndikon në dy nivele. Shkakton thyerjen e mosnjohjes dhe hapet edhe rruga për anëtarësim në BE. Por nuk po flasim për procedura të rregullta. Por po flasim për politika të përshpejtuara të cilat do të ndodhnin duke marrë parasysh zhvillimit”, tha ai.

Anëtarësimin në NATO e kërkoi ministri i Mbrojtjes së Kosovës, ide që ka gjetur përkrahje të mëdha brenda vendit.

Rusia ka pushtuar një pjesë të territorit të Ukrainës për shkak të orientimit euro-atlantik të këtij vendi.

Gjithsesi, Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE edhe në gjendje lufte. /Gazeta Express/