Haziri: Tri vjet nga tragjedia që e përgjaku 7 Marsin në Gjilan

HomeLajme

Haziri: Tri vjet nga tragjedia që e përgjaku 7 Marsin në Gjilan

Sot bëhen tri vite nga tragjedia në Gjilan, kur një kamion pa frena shkaktoi tmerr në këtë qytet, derisa ishin bërë të gjitha përgatitjet për kremtimi

Rreth 28%-30% e popullatës së rritur në Kosovë konsumojnë duhan
“Albin mashtruesi”, “Albin rrenci” – Pamje nga protesta kundër shtrenjtimit të rrymës
Hyseni së bashku me Aliun dhe Durmishin inspektojnë punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc

Sot bëhen tri vite nga tragjedia në Gjilan, kur një kamion pa frena shkaktoi tmerr në këtë qytet, derisa ishin bërë të gjitha përgatitjet për kremtimin e 7 Marsit, ditës së mësuesit.

Haziri ka përkujtuar 7 marsin e vitit 2019, ku në
nga kjo tragjedi vdiq afaristi i njohur, Qerim Çoçaj, pak pas ditësh vdiq e moshuara F.I., dhjetëra persona u lënduan, derisa pati edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Shkrimi i plotë:

Tri vjet nga tragjedia që e përgjaku 7 Marsin në Gjilan, nga e cila në vend vdiq afaristi Qerim Çoçaj, pas pak javësh edhe e moshuara Fatime Islami, derisa dhjetëra qytetarë u lënduan.

7 Marsi i vitit 2019 ka qenë njëra prej ngjarjeve më të rënda me të cilat jam përballur si kryetar i Gjilanit. Familja Çoçaj dhe familja Islami e lus Zotin që të bëhen të fortë dhe t’i kujtojnë familjarët në ditët më të mira. Dhashtë Zoti që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë!

Ndërkaq, me rastin e 7 Marsit uroj të gjithë mësuesit, në veçanti ata të cilët na mësuan udhën e rëndë të shkronjave shqipe në një kohë të pakohë!