Hiqet asfalti pasi i doli bari në lagjen Zabel të Gjilanit

HomeLajme

Hiqet asfalti pasi i doli bari në lagjen Zabel të Gjilanit

Është shkatërruar asfalti në një rrugë në Zabel të Gjilanit, pas një muaji asfaltim. Nga i njëjti operator që u ndërtua edhe u shkatërruar, e arsye

OBSH-ja paralajmëron për përhapjen e një virusi të ri
Paga minimale në Kosovë – sektori privat tregon sa është kërkesa e tyre
Haliti: Norvegjezët e kanë pritë mirë Albin Kurtin se e kanë edhe dhëndër

Është shkatërruar asfalti në një rrugë në Zabel të Gjilanit, pas një muaji asfaltim.

Nga i njëjti operator që u ndërtua edhe u shkatërruar, e arsyeja është se banorët nuk ishin të kënaqur nga rruga pasi menjëherë kishte filluar të dilte bar në të.

Banorët e akuzonin komunën mirëpo drejtori i shërbimeve publike, Naser Korca, tha se komuna nuk ka dorë në këtë projekt, njofton Klankosova.tv

“Rruga në fjalë është rrugë private që është shtruar nga operatori me vetë dëshirë, nuk është projekt i komunës, nuk është investim i komunës, komuna e ka pasë në projekt mirëpo nuk kemi pasë buxhet për ta tenderuar”, është shprehur Korca.

Derisa operatori i cili nuk pranoi të prononcohet,  prapa kamerave ka thënë  se qëllimi ishte për të bërë mirë mirëpo sipas tij banorët e keqpërdorën duke e nxitur të ndërmarrë veprimin e sotëm.