Aktori Avni Shkodra ka njoftuar se shfaqja “a.y.l.a.n” ka fituar çmimin kryesor të jurisë, në festivalin internacional të teatrove në Zsczecin të Poli
Aktori Avni Shkodra ka njoftuar se shfaqja “a.y.l.a.n” ka fituar çmimin kryesor të jurisë, në festivalin internacional të teatrove në Zsczecin të Polinisë, KONTRAPUNKT – Przegląd Teatrów Małych Form shkruan 06 Press.
Tutje Shkodra tha se nga reagimet në sallë, e kemi ndje se shfaqja ishte tronditëse për audiencën.
Në “a.y.l.a.n” luajnë Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani dhe Alban Shahiqi.
Shfaqja është prodhim i Teatrit të Gjilanit
Në Roccalumera, një qytet i vogël në Sicili, ku nuk ndodhë asgjë dhe ku mërzia e dëshprimi ka kapluar të gjithë, banorët shpresojnë në ardhjen e refugjatëve, me shpresë që kështu, qyteti i tyre do të marr vëmendje dhe do të përfitoj nga ndihmat ndërkombëtare. Por refugjatët që kalojnë andej me anije, nuk ndalen në Roccalumera, por vazhdojnë tutje në qytet më të mëdha. Megjithatë, gjithcka ndryshon, një ditë kur dallgët e detit sjellin në stom kufomën e një burri…
‘a.y.l.a.n’ është një performancë teatrore që në mënyrë ironike shpërfaqë dramën aktuale të refugjatëve në Evropë, dhe përpjekjen e paskrupullt të shumë njerëzve për të përfituar nga tragjedia e tyre. Dhe përderisa në shumicën e vendeve evropiane, ndjenjat anti-refugjatë janë në rritje, ndërkohë që empatia për dramën dhe vuajtjen e tyre ka filluar të zbehet, shfaqja ‘a.y.l.an’ na konfronton me domosdoshmërinë për të parë dramën e tjetrit në vetvehten tonë. Tragjedia e tanishme e tjetrit ishte tragjedia jonë e djeshme dhe mund të jetë tragjedia jonë e nesërme. /06Press/