‘Homofob, s’ki vend në Kuvend’, qytetarët sot protestojnë kundër homofobisë në Prishtinë

HomeLajme

‘Homofob, s’ki vend në Kuvend’, qytetarët sot protestojnë kundër homofobisë në Prishtinë

Nën moton ‘Homofob, s’ki vend në Kuvend’, qytetarë të Republikës së Kosovës pritet të protestojnë sot kundër homofobisë. Protesta pritet të mbahet

Vlora Çitaku shpreh ngushëllime për vdekjen e nënës së Kadri Veselit
Tolaj: Lija e Majmunëve më e theksuar te homoseksualët e biseksualët
Arrestohet 23-vjeçari pasi e ‘ngreh zhag’ bashkëshorten në Gjilan, ajo refuzon tretmanin mjekësor

Nën moton ‘Homofob, s’ki vend në Kuvend’, qytetarë të Republikës së Kosovës pritet të protestojnë sot kundër homofobisë.

Protesta pritet të mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Thirrja për t’iu bashkuar kësaj nisme është shpërndarë nëpër rrjete sociale, teksa bëhet e ditur se protesta do të fillojë në ora 12:00.

Kjo protestë vie pasi Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvend.

Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 77 deputetë nga 120, por që në votim morën pjesë vetëm 61 prej tyre.

29 deputetë votuan kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar.

Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Votat kundër ishin për të ndaluar që të mundësohet kjo bashkësi civile.

Më herët edhe krerët e bashkësive fetare në Kosovë kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.

/GazetaSinjali/