Hoti akuza qeverisë: Po të hiqej akciza sot nafta do të ishte 1.39 euro

HomeLajme

Hoti akuza qeverisë: Po të hiqej akciza sot nafta do të ishte 1.39 euro

Ish kryeministri Avdullah Hoti ka listuar disa nga produktet që sipas tij janë rritur shumë më shumë se përqindja totale prej 14%, derisa ka akuzuar

“Rrymë 24/7, shkarkim të ministres Rizvanolli”, sot protestohet para Qeverisë dhe KEDS-it
Varroset i riu që u vra në Velipojë
Kurti uron 28 Nëntorin: Le t’i bëhemi krah secilit shqiptar
Ish kryeministri Avdullah Hoti ka listuar disa nga produktet që sipas tij janë rritur shumë më shumë se përqindja totale prej 14%, derisa ka akuzuar qeverinë Kurti që nuk po ndërmerr asnjë masë për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
Sipas tij, çmimet në qershor të këtij viti u rritën mesatarisht 14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, por sipas Hotit në produktet kryesore rritja ishte shumë më e madhe.
Ai ka theksuar se po të hiqej akciza në derivate, çmimi i naftës sot do të ishte shumë më i lirë.
“Sot, 12 korrik 2022, çmimi i naftës është caktuar 1.75 euro për litër. Për çdo litër të naftës, qeveria mbledh 61 centë. Sikur Qeveria të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër”, tha Hoti.