Hoti për reduktimet e rrymës: Për ta mbuluar keqmenaxhimin po e hapin temën e shamive në shkolla

HomeLajme

Hoti për reduktimet e rrymës: Për ta mbuluar keqmenaxhimin po e hapin temën e shamive në shkolla

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, është shprehur i shqetësuar për rikthimin e reduktimeve të rrymës. Në një reagimin në profilin e tij në F

Raporti i Progresit: Kosova ta themelojë Asociacionin, marrëveshja finale me Serbinë është urgjente
Digjet një shtëpi në Gjilan, shkaktohen dëme të mëdha materiale
Grupet e të rinjve në Gjilan u rrahën dy herë dje – Ky është i dyshuari që e theri 19-vjeçarin

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, është shprehur i shqetësuar për rikthimin e reduktimeve të rrymës.

Në një reagimin në profilin e tij në Facebook, Hoti shkruan se “për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”.

Ai shkruan se është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë.

Reagimi i tij i plotë:

Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.

Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.