Hoti përgëzon Osmanin për takimin me Blinken: Kosova po i neglizhon marrëveshjet me ShBA-të

HomeLajme

Hoti përgëzon Osmanin për takimin me Blinken: Kosova po i neglizhon marrëveshjet me ShBA-të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, për takimin që ka zh

Kurti emëron Ardita Sinanin, këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Ministri i ri i Shëndetësisë: Do të ndërpresim largimin e mjekëve dhe infermierëve nga vendi
Dita e tetë e bllokadës vazhdojnë thirrjet për uljen e tensioneve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përgëzuar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, për takimin që ka zhvilluar ai me Sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Hoti vlerësoi takimin, teksa tha se Maqedonia e Veriut po e diskuton partneritetin strategjik me ShBA-në, ndërsa kritikoi Qeverinë e Kosovës për, siç e quajti ai, neglizhimin e Marrëveshjes së Washingtonit të 4 shtatorit 2020, që për Hotin është e natyrës së partneritetit strategjik mes Kosovës e ShBA-së.

Ish-kryeministri i vendit, i cili e nënshkroi Marrëveshjen e Washingtonit, shtroi disa pyetje për qeverinë e tanishme që po udhëhiqet nga kryeministri Kurti ku mes tjerash kërkoi përgjigje se pse u shty për më shumë se një vit marrëveshja me MCC-në për energji.

“Pyetjet themelore janë:

Pse po neglizhohet kjo marrëveshje?Pse po neglizhohet studimi i fizibilitetit për të lidhur Prishtinën me hekurudhë në Portin e Adriatikut?Pse po neglizhohet mundësia për qasje në financim për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në tregjet financiare amerikane?Pse po neglizhohet mundësia për projekte bilaterale?Pse po neglizhohet zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-SHBA për Insentiva në Investime, e nënshkruar më 31 dhjetor 2020 nga Qeveria Hoti?Pse u shty për më shumë se një vit marrëveshja me MCC për energji, ku përfshihej rrjeti i gazit dhe bateritë për ruajtje të energjisë, e në fund prapë u pajtuan për bateritë?”, shkroi Hoti, transmeton Klankosova.tv.
Ai bëri të ditur se në ditët në vijim do t’i publikoj të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që sipas Hotit, po neglizhohen.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Hoti ka përgëzuar ministrin Osmani për takimin me Sekretarin e shtetit Antony Blinken, ku dje me anë të një postimi shkroi se “kjo është arritje, ky është takim”.