Hoti thumbon kryeminstrin Kurtin: Adresa e të gjitha adresave është Shtëpia e Bardhë

HomeLajme

Hoti thumbon kryeminstrin Kurtin: Adresa e të gjitha adresave është Shtëpia e Bardhë

Avdullah Hoti, ka thumbuar kryeministrin, Albin Kurtin për vizitën e tij në ShBA, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në Facebook, ish-kr

Policia e konfirmon: Viktima nuk arriti ti mbijetojë goditjes nga aksidenti i cili ndodhi në Gjilan
Kurti: Qytetarët sa më shumë të kursejnë rrymë, sepse kursejnë për veten por edhe kursejnë kuletën e shtetit
A do të shtrenjtohet rryma? ZRRE shqyrton tarifat

Avdullah Hoti, ka thumbuar kryeministrin, Albin Kurtin për vizitën e tij në ShBA, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri nuk ka hezituar t’i jap kritika Kurtit, madje vizitën e tij në ShBA e ka quajtur “shëtitje”.

Sipas Hotit, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat tjera, e jo e kundërta.

“Shëtitje në shumë adresa, përpos në adresën që për botën demokratike, dhe për shqiptarët në veçanti, është adresa e të gjitha adresave: Shtëpia e Bardhë.Parimisht, vizita në Shtëpinë e Bardhë mundëson qasje të suksesshme në të gjitha adresat e tjera, e jo e kundërta”, ka shkruar Avdullah Hoti.