Humb jetën drejtuesi i automjetit në aksidentin e rëndë në hyrje të Bresalcit

HomeLajme

Humb jetën drejtuesi i automjetit në aksidentin e rëndë në hyrje të Bresalcit

Me datën 04.08.2021 rreth orës 23:25 në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur ak

Me datën 04.08.2021 rreth orës 23:25 në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve në lëvizje.

Si pasoj e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta për shkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

Nga raportet që na i kanë dërgu nga spitali fatmirësisht të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. Ne vendin e ngjarjes ka prezantuar prokurori i shtetit dhe me vendin të tij, trupi i pa jetë i vozitësit që ka humbë jetën si pasoj e plagëve të mara në aksident, dërgohet në IML për obduksion.

Hetimet rreth shkaqeve që kanë pru deri te ky aksident i rëndë janë duke i udhëheq policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në koordinim me prokurorin e shtetit njoftoi Ismet Hashani.