Hyseni e shkarkon Drejtoreshën e Arsimit në Gjilan, Selvete Sylejmanin

HomeLajme

Hyseni e shkarkon Drejtoreshën e Arsimit në Gjilan, Selvete Sylejmanin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e ka shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së arsimit, Selvete Sylejmanin. Paparaci mëson nga burime se ajo është s

Dalin detaje, kjo është arsyeja e aksionit të Policisë, bëhet fjalë për 500 mijë euro
Me rotacion të policisë dhe kallashnikov, grabitësit e ndjekin dhe i marrin Audi-n Q7, kosovarit
Një metër dru, shkon deri në 100 euro

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e ka shkarkuar nga pozita e drejtoreshës së arsimit, Selvete Sylejmanin.

Paparaci mëson nga burime se ajo është shkarkuar për shkak të nepotizmit që e ka përfshirë dikasterin që ajo e drejton.

Paparaci ka tentuar të marr një përgjigje nga i pari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe tashmë ish-drejtoresha e arsimit, Selvete Sylejmani, por që të njëjtit nuk kanë qenë të çasshëm.

Nepotizmi në drejtorinë e arsimit në Gjilan është denoncuar javë më parë edhe nga deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku.

Sipas saj, qeverisja lokale në Gjilan nga Vetëvendosja për pak muaj tregoi fytyrën e vet të vërtetë në qeverisjen lokale edhe në arsim.

Ajo shkroi se drejtoresha e Arsimit, Selvete Sylejmani e ka punësuar motrën e vet në çerdhe.