Hyseni: Gjilanit i shtohen dy çerdhe të reja

HomeLajme

Hyseni: Gjilanit i shtohen dy çerdhe të reja

Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka njoftuar se nga java e ardhshme do të filloj ndërtimi i dy çerdheve në Gjilan dhe në fshat

Kryetari Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka njoftuar se nga java e ardhshme do të filloj ndërtimi i dy çerdheve në Gjilan dhe në fshatin Dobërçan.

Kryetari Hyseni ka treguar se ndërtimi i çerdheve janë disa nga zotimet që po realizohen.

Shkrimi i plotë:

Javën e ardhshme fillon ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj në Dobërçan. Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan📍🤝.

Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen✅📚.