Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Tetovës për aplikim me projekte të përbashkëta në fondet IPA

HomeLajme

Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Tetovës për aplikim me projekte të përbashkëta në fondet IPA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, për apliki

Alban Hyseni: Sot është shtuar numri i personelit në QMF-në e lagjes Dardania
ZRRE as që e merr parasysh propozimin e KESCO: Faturat me çmim të ngritur do të llogariten nga 9 shkurti
Shefi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës: Çka nuk pamë e çka nuk kaluam, por të gjitha përfunduan me sukses

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, për aplikim me projekte të përbashkëta në fondet IPA.

Hyseni ka thënë se ky është fillimi i një bashkëpunimi më të thellë në të ardhmen, përmes të cilit do të mund të shkëmbeheshin përvoja e të sjellin përfitime të dyanshme për qytetarët.

“Sot zyrtarisht kemi nënshkruar bashkëpunimin tonë përmes një memorandumi për aplikim për fondet IPA, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar. Kemi projekte me të cilat duam të aplikojmë bashkërisht si dy komuna, me të cilat do t’i zgjidhnim pjesërisht problemet ambientit e pastërtisë së qyteteve tona”, ka deklaruar kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.

Kurse, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, e ka falënderuar kryetarin Hyseni pritjen dhe konkretizimin e bashkëpunimit për aplikim me projekte të përbashkëta.

“Njëherësh, kjo është një mundësi e mirë që ne ta thellojmë bashkëpunimin edhe për partneritet mes dy komunave për realizimin e projekteve edhe përtej IPA fondeve”, ka thënë ai.