Hyseni nënshkruan memorandum mirëkuptimi me zëvendëspresidentin për Qeverisje në organizatën DAI Global, Stephen Carpenter

HomeLajme

Hyseni nënshkruan memorandum mirëkuptimi me zëvendëspresidentin për Qeverisje në organizatën DAI Global, Stephen Carpenter

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prani të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ministrave të kabinetit qeveritar dhe përfa

Detajet e fundit nga vrasja në Pejë
Vetaksident në Velekincë, rrotullohet vetura (FOTO)
Dua Lipa nderohet nga Osmani me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prani të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ministrave të kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesve të USAID-it, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me zëvendëspresidentin për Qeverisje në organizatën DAI Global, Stephen Carpenter.

Hyseni ka bërë të ditur se Memorandumi i nënshkruar me organizatën DAI Global, nënkupton implementimin e projektit të USAID – Integriteti i Komunave të Kosovës (KMI).

“Përmes kësaj marrëveshje, komunës së Gjilanit i ofrohet mbështetje në asistencë teknike përmes monitorimit dhe trajnimeve në fushën e prokurimit, menaxhimit financiar, auditimit të brendshëm dhe menaxhimit të kontratave”, ka thënë Hyseni.