Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se sot ka takuar fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Un
Kryetari Hyseni, përmes një statusi në ‘facebook’, ka treguar se sot ka takuar fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante.
Hyseni ka thënë se para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm.
Shkrimi i plotë:
“Planifikimi dhe Reformat në Bujqësi”📝 është punëtoria e radhës e organizuar për fermerët👩🌾 e komunës së Gjilanit. Bashkë me fermerët, përfaqësues të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të TIKA-s turke dhe organizatave të tjera relevante, morëm pjesë në punëtorinë dy ditore të organizuar nga komuna e Gjilanit.
Para tyre shpalosëm disa nga projektet e planifikuara për vitin e ardhshëm, nga rritja e sipërfaqeve me misër🌽 me qëllim të futjes së silazhimit si kulturë për përgatitje të ushqimit për kafshë🐏; deri tek sistemi i ujitjes, trajnimet e vizitat studimore për fermerë, subvencionimi i ruajtjes së pemëve🍏, subvencionimi i qumështit🥛 e inseminimi artificial i kafshëve.
Me rritjen e buxhetit për bujqësinë mbi 100% krahasuar me vitin paraprak, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në komunën e Gjilanit! 🙌