Anëtari i LDK-së, Skender Hyseni ka reaguar për protestën e organizuar nga PSD, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ai këtë e quajti si nj
Anëtari i LDK-së, Skender Hyseni ka reaguar për protestën e organizuar nga PSD, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Ai këtë e quajti si një nga protestat e rralla për një kauzë reale, përcjell Klankosova.tv.
“Protesta e PSD-së sot është, mbase një nga protestat e rralla për një kauzë reale, tokësore, në interes të qytetarit të Kosovës. Protestë kundër mashtrimit dhe manipulimit!Në të njejtën kohë, kjo protestë shpërfaqi lakuriq mjerimin e opozitës parlamentare të Kosovës. Opozitë kalkulante, pothuaj inekzistente. Opozitë, larg halleve dhe interesave qytetare”, ka shkruar Hyseni në Facebook.