Hyseni së bashku me Aliun dhe Durmishin inspektojnë punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc

HomeLajme

Hyseni së bashku me Aliun dhe Durmishin inspektojnë punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe

A do ketë lehtësim të masave: Vjen njoftimi i fundit rreth ndryshimit të tyre
Në Kosovë edhe 9 vjeçarët në mesin e konsumuesve të drogës, dominojë heroina, kokaina dhe hashashi
Rizvanolli: Nuk ka gati asgjë më patriotike se kursimi i energjisë

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, kanë inspektuar sot punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë dhe rrugën Gjilan-Bujanoc.

Hyseni tha se me punë e angazhim të përbashkët mes nivelit lokal dhe qendror, po ia rikthejmë Gjilanit vëmendjen e merituar!

“Rreth 27 milionë euro të ndara për autostradën e Gjilanit për vitin 2023 nga MMPHI dhe 3.2 milionë euro në total për zgjerimin e rrugës Gjilan-Bujanoc, do të shtyejmë përpara këto dy projekte, me përfundimin e të cilave do të krijohet infrastrukturë moderne dhe do të lehtësohet dukshëm jetesa e banorëve të Gjilanit dhe komunave përreth”, ka thënë Hyseni.