I caktohet masa e paraburgimit 19-vjeçarit që dyshohet se rrahu me shufër metalike 3 të mitur në Gjilan

HomeLajme

I caktohet masa e paraburgimit 19-vjeçarit që dyshohet se rrahu me shufër metalike 3 të mitur në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar që T.K (emer i njohur për redaksinë) t’i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit se ka kryer vep

Zjarret shkrumbojnë një pjesë të Bjeshkëve të Nemuna
Sulmohet policja nga një qytetar, nuk pranonte t’i shqiptohej gjobë për mosrespektim të masave
E dhimbshme: Familja e aksidentuar sot në mëngjes kishin ardhur për pushime në vendlindje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar që T.K (emer i njohur për redaksinë) t’i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Një burim ka thënë se 19-vjeçari së bashku me disa persona të tjerë (të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia), dyshohet se u ka shkaktuar lëndime trupore tre të miturve, D.K., E.K. dhe V.K., (emra të njohur për redaksinë).

Mësohet se ata fillimisht ishin fyer mes vete me fjalë ofenduese e më pas, 19-vjeçari dyshohet se i ka sulmuar fizikisht, duke i goditur me grushte në kokë dhe në trup.

Pastaj, me një shufër metalike, ai dyshohet se e ka goditur në pjesën e syrit të majtë të miturin D.K.

Për shkak të lëndimeve që ua ka shkaktuar, tre të miturit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.