I dhanë subvencione antarëve të familjes, Alban Hyseni shkarkon komisionin vlerësues për Thirrje Publike për OJQ

HomeLajmeKulturë

I dhanë subvencione antarëve të familjes, Alban Hyseni shkarkon komisionin vlerësues për Thirrje Publike për OJQ

Kryetari i Komunes së Gjilanit Alban Hyseni, ka shkarkuar komisionin vlerësues për Thirrje Publike për OJQ dhe rihap thirrjen nga fillimi raporton 06

Elmaze Nura kryetare e jurisë së Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe 2022
Ansambli ‘Gjilani’ zuri vendin e parë në festivalin ballkanik në Kumanovë
Vdes këngëtari i njohur Demir Krasniqi

Kryetari i Komunes së Gjilanit Alban Hyseni, ka shkarkuar komisionin vlerësues për Thirrje Publike për OJQ dhe rihap thirrjen nga fillimi raporton 06 Press.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Hyseni nëpërmjet një postimi në facebook i cili ka thënë se ne jemi zotuar për komisione të pavarura nga politika, profesionale dhe të pandikuara, gjithmonë duke siguruar vlerësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Përveç zotimit ky është edhe obligim i yni.

Nga vlerësimi i bërë procesit ne konstatojmë për parregullsi, të mjaftueshme për ta kontestuar dhe për të vendosur për anulim të gjithë procesit të thirrjes publike për subvencionimin e organizatave dhe individëve nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tutje Alban Hyseni tregon se ka shkarkuar komisionin vlerësues dhe rihap thirrjen nga fillimi për të cilën do të themelojnë komision të ri dhe do të sigurojmë monitorim të procesit.

Gjithashtu dua të përcjell porosinë për secilin dhe kudo që synon parregullsinë se ne nuk do të kemi tolerancë ndaj askujt sepse kemi marrëveshje me qytetarin për transparencë, llogaridhënie dhe korrektësi.

Ne jemi të vendosur dhe këtu nuk ka mes e as kompromis.

Ftoj qytetarët për bashkëpunim, kudo që ata identifikojnë parregullsi t’i raportojnë ato dhe të llogarisin për partner pushtetin e ri sepse vetëm bashkë mund ta bëjmë ndryshimin për të cilin jemi zotuar dhe kemi marrë besimin e tyre tha kryetari i komunes së Gjilanit Alban Hyseni. /06Press/