I kërkoi para për të blerë rroba për Bajram, burri rrah gruan në Gjilan, e bën për spital

HomeLajme

I kërkoi para për të blerë rroba për Bajram, burri rrah gruan në Gjilan, e bën për spital

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Malishevë të komunës së Gjilanit, raporton 06 Press. Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Malishevë të komunës së Gjilanit, raporton 06 Press.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari 33-vjeçar, ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 26-vjeçare.

Arsyja siç mëson 06 Press ka qenë banale, pasi gruaja i kërkoi para për të blerë rroba për Bajram.

Sipas burimeve, 26-vjeçarja ka marrë tretman mjekësor dhe ka raport nga emergjenca.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe ndaj tij të iniciohet rast ‘Dhunë në familje’.