I plagosur më 2007, mban plumbin në qafë – Sadiku: “S’e prisja të mbërrija këtu”

HomeLajmeLokale

I plagosur më 2007, mban plumbin në qafë – Sadiku: “S’e prisja të mbërrija këtu”

Dy momentet kyçe të rrugëtimit politik të Arianit Sadikut i ndajnë 14 vite në mes. Ai nuk e kishte menduar asnjëherë se një ditë do të kryesonte As

Gjykata rrëzon vendimin e ministres Haxhiu për anulimin e konkursit për noterë
Shoqërohet një person në Kamenicë, dyshohet se fotografoi votën
Albin Kurti: Aq lirë ka qenë çmimi i rrymës, sa që shumë qytetarë s’e kanë ditur se sa paguajnë

Dy momentet kyçe të rrugëtimit politik të Arianit Sadikut i ndajnë 14 vite në mes.

Ai nuk e kishte menduar asnjëherë se një ditë do të kryesonte Asamblenë Komunale të Gjilanit, kur më 2007, 14 vite më herët, ishte plagosur rëndë në demonstratat e organizuara në Prishtinë kundër Pakos së Ahtisarit.

Asokohe 20-vjeç, Sadiku, një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ishte plagosur me armë zjarri nga të shtënat e Policisë së UNMIK-ut. Plumbin e mban ende brenda trupit. Në qafën e tij.

Tash, ai thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, e pranon se nuk e kishte menduar asnjëherë që rrugëtimi politik do ta shpiente në krye të Asamblesë Komunale në Gjilan.

“Ndoshta nuk është menduar se do të mbërrija deri në këtë nivel [të kryesuesit të Kuvendit Komunal], mirëpo është demokracia dhe besimi brenda Lëvizjes Vetëvendosjes që më solli këtu”, rrëfen ai, në një bisedë telefonike me Paparacin, pa u bërë një orë prej emërimit.

Sadiku, u zgjodh sot kryeasamblist i Gjilanit në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

“Nuk është vetëm çështja e votës që të sjell në këtë pozitë, por edhe besimi dhe respekti që të japin për udhëheqjen e një institucioni siç është Kuvendi Komunal”, i tha ai, Paparacit.

Kryeasamblisti i ri i Gjilanit, tash 35 vjeç, nuk shpreh pendesë për veprimtarinë e tij në aktivizëm politik, sado të rënda të kenë qenë pasojat gjatë rrugës. As për protestën kundër Pakos së Ahtisarit, më 10 shkurt 2007, në të cilën mbeti i plagosur rëndë.

“Ka të bëjë me demonstratën e 10 shkurtit. Në atë kohë kam qenë i plagosur dhe ende e kam plumbin në trup. Tani ndihem mirë dhe nuk kam probleme shëndetësore”, vijoi kreu i Asamblesë Komunale të Gjilanit.

Në udhëheqje të asamblesë, ai thekson se do të mbajë një parim: atë të barazisë mes subjekteve politike.

“Ndoshta është një përparësi për të cilën kam pasur përvojë në të kaluarën, pikërisht çështja procedurale të cilën e karakterizon edhe Kuvendin Komunal”, tha ai, një ish-sekretar i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan për 11 vite. “Unë besoj se detyrë dhe obligim qytetar duhet të jetë barazia ndërmjet partive politike në kuvend. Ky do të jetë parimi bazik”.

Arianit Sadiku, është angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje më 2005. Ka mbajtur pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Qendrës së LVV-së në Gjilan nga 2010, deri më 2021.

Nga sot, ai do të udhëheq me institucionin më të lartë komunal në Gjilan për një mandat katër-vjeçar.